Opozita dorëzon kallëzim penal ndaj ministres Nagavci
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Opozita
3 javë më parë
Linku u kopjua

Deputetë nga partitë opozitare kanë dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci. Padia është bërë nga anëtarët e Komisionit hetimor për tekstet shkollore, të cilët konsiderojnë se ministria ka bërë shkelje ligjore në procesin e subvencionimit të teksteve.

Kryetari i komisionit hetimor, Shemsedin Dreshaj ka thënë se raporti i komisionit ka bazë për hetim të mëtejshëm nga Prokuroria Speciale “lidhur me përgjegjësinë e individëve që janë marrë me këtë proces”.

Ndërkaq, nënkryetari i këtij komisioni hetimor, Ardian Kastrati ka thënë se ka raste që edhe nga diaspora kanë marrë subvencione përmes platformës e-Kosova.

E deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka thënë se një nga raportet kryesore që kanë kërkuar deputetët e komisionit ka qenë lista e përfituesve nga subvencionimi me tekste shkollore por sipas tyre as Nagavci e as ministri i Financave, Hekuran Murati nuk e kanë dërguar një raport të tillë.

Ndërkaq deputeti Agim Veliu ka thënë se ky raport ka ndihmuar për të evidentuar "shkeljet ligjore nga përdorimi i buxhetit të Kosovës për subvencionimin me tekstet shkollore".

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024