Padia për gjenocid, Kurti: Përgatitjet jemi të detyruar t’i zhvillojmë jashtë syve të opinionit publik
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Kurti-111124
3 javë më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i vendit, Albin Kurti deklaroi se përgatitjet për padinë për gjenocid janë të thella dhe komplekse, për çka theksoi se nuk mund të jap detaje. Ai tha se Serbia nuk pranon krimet e kryera gjatë luftës së fundit në Kosovë. Për këtë ai u deklarua pas pranimit të raportit njëvjeçar të punës nga drejtori i Institutit për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, Atdhe Hetemi.

Pas vizitës dhe takimit Kurti tha se janë mbi 60 burime prej nga është grumbulluar informacioni.

Shefi i ekzekutivit para gazetarëve theksoi se instituti paraqet adresë të rëndësishme për drejtësinë vendore.

“Meqenëse këto përgatitje zhvillohen në konfidencialitet sepse kemi të bëjmë natyrisht me një shtet agresor i cili është armiqësor ndaj nesh dhe nuk i pranon krimet e kryera në Kosovë, përkundrazi i quan ato fabrikime. Duke pasur parasysh kontekstin rajonal, fqinjin tonë armiqësor, këto përgatitje jemi të detyruar që t’i zhvillojmë jashtë syve të opinionit publik”, u shpreh Kurti.

Ndërkaq, sipas Atdhe Hetemit, gjatë këtyre muajve është shënuar progres në grumbullimin e materialeve që dokumentojnë krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.

Kryeministri Albin Kurti vizitoi Institutin për Krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe nënkryetaren e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci. /Sh.Pajaziti

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024