Opozita nuk do ta votojë buxhetin, pushteti tregon nëse i ka votat për miratim
Tema
Lexohet për: 2 min.
Këto janë pikat që u miratuan në mbledhjen elektronike të qeverisë
3 javë më parë
Linku u kopjua

Projektligji për buxhetin e vitit 2025 pritet të shqyrtohet në parim të hënën (nesër) në seancën e Kuvendit të Kosovës. Në partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje, thonë se mazhoranca në Kuvend i ka votat e mjaftueshme për miratimin e buxhetit në lexim të parë. Në anën tjetër, partitë opozitare shprehen kundër këtij buxheti, pasi që sipas tyre nuk është zhvillimor dhe nuk i përmbush nevojat dhe kërkesat e qytetarëve, raporton KosovaPress.

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja ka thënë për KosovaPress, thotë se i kanë votat e mjaftueshme për të miratuar në parim Projektligjin për buxhetin e vitit 2025.

Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Ferat Shala thotë se projektsoni buxhetor i pritur për realizimin e zhvillimit ekonomik dhe social të vendit. Për këtë ai thekson se si Grup Parlamentar nuk do ta votojnë.

Edhe nënkryetarja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Time Kadrijaj thotë me projektbuxhetin 2025 - nuk ka ndarje të drejtë buxhetore pasi që sipas saj nuk janë marrë parasysh kërkesat e komunave, veçanërisht nga ato që udhëhiqen nga AAK dhe parti tjera opozitare.

Kadrijaj thotë se është obligim i qeverisë që të sigurojë votat.

Qeveria e Kosovës më 30 tetor ka miratuar projektbuxhetin për vitin e ardhshëm në vlerë 3 miliardë e 600 milionë euro apo rreth 300 milionë euro më i madh se në vitin 2024.

Me këtë projeksion, për investime kapitale janë planifikuar 930 milionë euro.

Ndërsa, 916.5 milionë euro pritet të shkojnë për paga, duke përfshirë një rritje prej 55 euro për çdo punonjës të sektorit publik nga janari, ndërsa 110 euro nga korriku.

Po ashtu 105 milionë euro shkojnë për barna esenciale dhe materiale të nevojshme shëndetësore.

https://kosovapress.com/miratohet-projektligji-per-buxhetin-e-vitit-2025

https://kosovapress.com/buxheti-per-2025-shkon-per-shqyrtim-ne-kuvend

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024