Ekipi i tranzicionit i presidentit të sapo zgjedhur amerikan njoftoi se Bryan Lanza, një strateg i vjetër i Partisë Republikane, nuk foli në emër të presidentit kur ai tha për BBC, se “administrata Donald Trump do t'i kërkonte presidentit ukrainas Volodomyr Zelensky një vizion realist për paqen".
Lanza tha se prioriteti i administratës së re amerikane në Ukrainë do të jetë vendosja e paqes, jo kthimi i territorit të humbur ukrainas, përfshirë Krimenë.
Një zëdhënës i ekipit të tranzicionit të Trump mohoi se Lanza po fliste në emër të Trump. Ekipi i tij i tranzicionit aktualisht po shqyrton kandidatët për postet e administratës dhe po zhvillon politika që Trump mund të miratojë gjatë mandatit të tij të dytë.
"Bryan Lanza ishte një kontraktues për fushatën. Ai nuk punon për presidentin Trump dhe nuk flet për të”, tha zëdhënësi në kushte anonime.Sipas mediave, Zelensky dhe Trump kanë zhvilluar një bisedë telefonike pas zgjedhjeve në SHBA, dhe mbështetësi i Trump miliarderi Elon Musk i është bashkuar bisedës. Trump më parë ka refuzuar të përjashtojë mundësinë e dhënies së territorit ukrainas Rusisë dhe ka qenë i paqartë në deklaratat e tij për konfliktin.
Disa nga aleatët e tij të shquar kanë paraqitur propozime paqeje që do të rezultonin në kontroll afatgjatë rus mbi zonat e njohura ndërkombëtare si territor ukrainas.
"Plani i tij i fitores", i zbuluar muajin e kaluar, përfshin këtë kërkesë, si dhe një thirrje që Ukraina të bashkohet me NATO-n, të cilën Rusia e kundërshton, duke thënë se kushtet ruse për bisedimet e paqes përfshijnë heqjen dorë nga Ukraina nga katër rajone të aneksuara nga Moska.