Manchester City ka dështuar të rikthejë kreun e tabelës, pas humbjes në udhëtim ndaj Brighton me rezultat 1:2, ndonëse avancuan të parët, duke mbetur pa fitoren e shumëpritur për të tejkaluar rivalin Liverpool në garën për titull në Premier Ligë.
Golin për ekipin e Pep Guardiola në ndeshjen e xhiros së 11-të ndaj skuadrës së papërshtatshme Brighton në “Falmer” arriti ta shënojë Erling Haaland në minutën e 23-të të pjesës së parë.
Skuadra vendëse barazoi në minutën e 78-të përmes Joao Pedro, i cili vetëm pesë minuta më vonë asistoi te bashkëlojtari i tij Matt O’Reily duke shënuar golin e fitores së madhe prej 2:1.
City mbetet në vendin e dytë me 23 pikë, Liverpool prin me 25 dhe ka një ndeshje më pak të zhvilluar. Brighton renditet i katërti në tabelë me 19 pikë, po aq sa ka edhe Nottingham Forest në pozitën e tretë, por me gol-diferencë më të mirë.Sonte nga ora 21:00 zhvillohet derbi Liverpool - Aston Villa. Ndërsa në programin e ditës së diel janë takimet Manchester United - Leicester City, Nottingham Forest -Newcastle United, Tottenham Hotspur - Ipswich dhe derbi tjetër i madh i kësaj xhiroje Chelsea - Arsenal.