Dramë në Klinë, Dukagjini fiton në minutat shtesë
Sport
Lexohet për: 1 min.
Foto Ilustruese
Dukagjini ka shënuar fitore të vështirë në përballje me Feronikelin 74 me rezultatin 2:1.
Ndeshja në stadiumin “18 Qershori” në Klinë ishte e vlefshme në kuadër të javës së 13-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Skuadra e Dukagjinit deri te tri pikët e reja erdhi në minutën e pestë të kohës shtesë me golin e Victor Hugo, teksa golin e parë e shënoi Hekuran Berisha në minutën e 49-të. Golin e vetëm për Feronikeli 74 e shënoi sulmuesi grek Nikolaos Ioannidis në minutën e 88-të.
Në ndeshjen tjetër të ditës së sotme, Gjilani dhe Suhareka u ndanë në paqe 1:1, me golat e Senad Jaroviq në minutën e 37-të për vendësit, ndërsa mysafirët erdhën të parët në epërsi përmes Nikola Stjepoviq në minutën 31.
Ballkani, Drita e Malisheva prijnë në tabelë me nga 22 pikë, por me nga një ndeshje më pak të zhvilluar. Dukagjini renditet në pozitën e gjashtë me 17 pikë, Feronikeli 74 mbetet në fundin e renditjes tabelare me vetëm tri pikë të grumbulluara.