Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja ka akuzuar kryetarin e Komisionit Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024, Shemsedin Dreshaj dhe anëtarët e tjerë të partive opozitare se kanë shkelur ligjin për hetim parlamentar dhe rregulloren e Kuvendit.
Në një konferencë për media, Muja deklaroi se anëtarët e komisionit kanë marrë vendime pa pasur kuorum.
“Dreshaj dhe anëtarë të tjerë në vazhdimësi kanë sabotuar dhe shkelur afatin për intervistim”, tha Muja.
Deputeti i VV-së Arbër Rexha, ka thënë se draft raporti i komisioni është bërë nga anëtar e opozitës me qëllim për të bërë propagandë dhe për fushatë politike.Ai tha se do të kërkojë nga kryetari i kuvendit që mbledhja e fundit të mos konsiderohet e mbajtur. Përveç kësaj, sipas tij, duhet thirrur në përgjegjësi edhe ekspertët.