Qeveria: Draft-statuti i asociacionit i propozuar nga BE, s’është obligues për Kosovën
Intervista
Lexohet për: 2 min.
jeton Zulfaj kosovapress
3 javë më parë
Linku u kopjua

Draft-statuti i asociacionit të komunave me shumicë serbe, i hartuar nga Bashkimi Evropian nuk është obligues për vendin tonë, thonë në Qeverinë e Kosovës. Sipas tyre, ky dokument, të cilin e kualifikojnë “non-paper”, nuk do të dërgohet në Kushtetuese pavarësisht insistimit të BE-së dhe vendeve partnere të Kosovës.

Jeton Zulfaj, këshilltar politik i kryeministrit Albin Kurti, në një intervistë për KosovaPress thotë se draft-statuti i asociacionit, i dorëzuar nga BE-ja më 26 tetor  2023, ka mund të merr karakter obligues nëse Serbia do të kishte pranuar që të nënshkruhet Marrëveshja Bazë e Brukselit dhe Aneksi i Ohrit, të dakorduar po ashtu vitin e kaluar.

Përkitazi me këtë, ai thotë se draft-statuti i asociacionit i hartuar nga BE-ja ka mbetur si një propozim pa asnjë detyrim dhe obligim për Kosovën.

Zulfaj akuzon Serbinë për destruktivitet në dialog dhe moszbatim të marrëveshjeve, ndërsa pret qasje të re në proces nga BE-ja për normalizimin e raporteve mes dy vendeve edhe pse për momentin nuk janë planifikuar takime të nivelit të lartë në Bruksel.

Në anën tjetër, Zulfaj e sheh si pengesë dialogun në disbursimin e milionave eurove për Kosovën në kuadër të Planit të Rritjes të BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Zulfaj për KosovaPress, flet edhe për raportin e Komisionit Evropian, ku adresohet progresi që ka arritur Kosova.

Sa i përket zhbllokimit të vendimmarrjes në CEFTA, Zulfaj deklaron se i njëjti do të mundësojë zbatimin e tregut të përbashkët rajonal.

Ai përmend edhe sukseset të arritura në kuadër të samitit të Procesit të Berlinit.

Krahas kësaj, duke folur për vendimin që të hiqet regjimi i vizave për Bosnjë e Hercegovinën, Zulfaj thotë se presin që edhe Sarajeva zyrtare të zbatojë marrëveshjen dhe të ketë liri të lëvizjes për qytetarët e të dyja vendeve.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024