Avokati i Popullit, Naim Qelaj i konsideron shqetësuese për vendin rastet e dhunimeve seksuale të të miturave. Ai kërkon vëmendje të shtuar institucionale, por edhe veprime konkrete nga autoritetet përgjegjëse.
Qelaj në intervistën për KosovaPress, flet edhe për mohimin e pensioneve të dyfishta për kategoritë e caktuara. Po ashtu, ai nuk ka shpresa se Kodi Civil do të marrë ditën e gjelbër edhe në legjislaturën e ardhshme.
Ai thekson se rritja e pensioneve për 20%, e cila ka ndodhur nga muaji i kaluar, nuk i plotëson nevojat për këtë kategori.
Sa i takon rasteve të dhunimeve seksuale, ku viktima janë vajzat e mitura, Qelaj konsideron se masat e ndërmarra deri tani nuk po japin rezultate.Avokati i Popullit, Naim Qelaj tha se mohimi i pensionit të dyfishtë për disa kategori është në kundërshtim me të drejtat e njeriut dhe ligjin.
Ai madje e vlerëson urgjente ndërhyrjen e ekzekutivit për rregullimin e kësaj çështje.
Sipas tij, mosvotimi i këtij kodi, i cili i mungon legjislacionit kosovarë dëmton avancimin e të drejtave të njeriut dhe sundimin e ligjit në vend.
Avokati i Popullit, Naim Qelaj konsideron se gjatë vitit 2024 ka një rënie të lehtë të zbatimit të rekomandimeve të dala nga ky institucion. Derisa theksoi se qytetarët e Kosovës e kanë rritur besueshmërinë ndaj Avokatit të Popullit.
Kujtojmë që raporti i Avokatit të Popullit për vitin 2022 nuk e mori ditën e gjelbër nga Kuvendi i Kosovës.