Ngjarjet e datës 8 nëntor
Ngjarje
Lexohet për: 2 min.
Ngjarjet e datës 8 nëntor
3 javë më parë
Linku u kopjua

Institucioni i Avokatit të Popullit organizon tryezë mbi të gjeturat pas takimeve në disa komuna të Kosovës për gjendjen e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore. (Hotel “Emerald” Prishtinë, ora 10:00-12:00)

Kuvendit i Komunës së Gjilanit mban seancë të jashtëzakonshme. (Kuvendi Komunal Gjilan, ora 10:00)

Iniciativa për Progres INPO prezanton udhëzuesit për informatat sekrete afariste në prokurimin publik, të hartuar nga INPO. (Hotel “Sirius” Prishtinë, ora 10:00 - 12:00) 

Promovohet botimi "Veshja elektro-kimike e sipërfaqeve të materialeve me molekula organike" nga Fetah I. Podvorica. (Akademia e Shkencave e Arteve e Kosovës, Prishtinë, ora 11:00)

Promovohet libri “Puna sociale në praktikë në qendrën për punë sociale”, nga autori Vebi Mujku. (Biblioteka Komunale “Hivzi Sylejmani” Prishtinë, ora 12:00 – 13:00)

Komisioni hetimor parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të arsimit fillor dhe arsimit të mesëm të ulët për vitin shkollor 2023/2024, interviston dëshmitarët Fadile Dyla, sekretare e përgjithshme e MASHTI-t, Avni Rexha, ushtrues detyre i drejtorit të Departamentit të Arsimit Parauniversitar dhe Genc Hamzaj nga Agjencia e Shoqërisë së Informacionit - ASHI. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204, ora 13:30)

Shënohet 20-vjetori i skemës Young Cell Scheme në Kosovë. Merr pjesë zëvendëskryeministri Besnik Bislimi. (Biblioteka Kombëtare Prishtinë, ora 18:00)

Kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj, takohet me strukturat udhëheqëse të degës së Aleancës në Rahovec, ku do të bëhet prezantimi i kandidatëve për deputetë nga dega e Rahovecit. (Restorant “Jaha Petrol”, ora 18:30).

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024