​Çitaku: Kosova mund të përfitojë shumë nga Trump, Kurtit s’po i bie tamam asnjë politikan amerikan
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Çitaku: Kosova mund të përfitojë shumë nga Trump, Kurti s’po i bie tamam asnjë politikan amerikan
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, thotë se Kosova mund të përfitojë shumë nga presidenti i sapo zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donlad Trump.

Çitaku, e cila ka qenë edhe ambasadore e Kosovës në Uashington, deklaron se orientimet strategjike të SHBA-së ndaj Kosovës nuk do të ndryshojnë, mirëpo nënvizon se natyra e raporteve mund të varen se kush i udhëheq institucionet në vend.  

Çitaku në një intervistë për KosovaPress kritikon kryeministrin Albin Kurti edhe vartësit e tij se kanë sjellë raportet me SHBA-në në pikën më të ulët.

Sipas saj, për shkak të sjelljes së papërgjegjshme dhe aventureske të kryeministrit Kurti, raportet me SHBA-në janë ftohur dhe pa ndonjë gjë konkrete.

Megjithatë, Çitaku është më e rezervuar se si do të jetë qasja e administratës së re amerikane ndaj kryeministrit Kurti. Mirëpo, ajo thotë se Kurtit nuk po i bie tamam asnjë udhëheqës politikë në SHBA, teksa i përmendi raportet e tij me ish-emisarin amerikan Richard Grenell.

Sipas saj, presidenti Trump nuk është një politikan klasik dhe se kryesisht është i orientuar drejt rezultateve konkrete dhe Kosova mund të përfitojë jashtëzakonisht shumë nëse është e bashkërenduar me amerikanët.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024