Zgjedhja e Donald Trump president për mandatin e dytë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), pritet të ketë ndikime pozitive në proceset ekonomike të Kosovës. Kështu vlerësojnë njohës të ekonomisë, të cilët shprehin optimizëm se mund të riaktivizohet marrëveshja për normalizim ekonomik e cila ishte nënshkruar nga ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, në prani të presidentit të SHBA-ve, Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.
Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka thotë për KosovaPress se gjatë mandatit të parë të Trump, fokusi ka qenë tek normalizimi ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë, pasi kjo sipas tij ndikon në tërheqjen e investimeve. Derisa Zeka beson se ky do të mbetet një prioritet edhe pas vitit 2025, pas ardhjes sërish në pushtet të këtij të Trump.
Edhe njohësi i çështjeve juridike, Florin Lata thotë se ka mundësi që marrëveshja e 2020 të riaktivizohet, nëse ka vullnet nga SHBA-të, presidenti Trump.
Ndërsa, thotë se zgjedhja e Donald Trump si president i SHBA-ve pritet të ndikojë në ekonominë e vendit.Kandidati i republikanëve në zgjedhjet presidenciale Donald Trump, është shpallur presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara duke siguruar rreth 276 vota të Kolegjit Elektoral.
Në garën e 5 nëntorit ishin demokratja Kamala Harris, aktualisht zëvendëspresidente e Amerikës dhe republikani Donald Trump, i cili ishte president nga viti 2017 deri më 2021.
https://kosovapress.com/trump-fiton-zgjedhjet-presidenciale-te-2024-sipas-projeksionit-te-cnn
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, patën nënshkruar më 4 shtator të vitit 2020 marrëveshje për normalizim ekonomik në Shtëpinë e Bardhë, në prani të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.
Pikat e përmbajtjes së marrëveshjes së nënshkruar nga pala kosovare:
Të dyja palët do të zbatojnë marrëveshjen e hekurudhave Beograd-Prishtinë të nënshkruar më 14 shkurt, 2020. Për më tepër, të dyja palët do t’i përkushtohen një studimi të fizibilitetit për mundësitë e lidhjes së infrastrukturës hekurudhore Beograd-Prishtinë me një port në det të thellë në Adriatik.
Kosova (Prishtina) dhe Serbia (Beogradi) do të punojnë me Korporatën Ndërkombëtare të SHBA-së për Zhvillim Financiar dhe EXIM, në memorandumet e mirëkuptimit, për të operacionalizuar këto:
-Lidhjen hekurudhore Prishtinë-Merdare
-Projekte shtesë dypalëshe
-Prani e plotë ndërkombëtare në Beograd, Serbi, e Korporatës Ndërkombëtare të SHBA-së për Zhvillim Financiar.
Të dyja palët do t’i njohin diplomat dhe certifikatat profesionale të njëra-tjetrës.
Të dyja palët do të shumëfishojnë burimet e tyre të energjisë.
Të dyja palët do të ndalojnë përdorimin e pajisjeve 5G, të siguruara nga shitës të pabesueshëm, në rrjetet e tyre të komunikimit. Aty ku tashmë ka pajisje të tilla, të dyja palët angazhohen për heqjen e tyre dhe përpjekje tjera të ndërmjetësimit në kohën e duhur.
Të dyja palët zotohen se do të mbrojnë dhe promovojnë liritë fetare, duke përfshirë edhe rifillimin e komunikimit ndërfetar, mbrojtjen e vendeve fetare dhe zbatimin e vendimeve gjyqësore, që janë të lidhura me Kishën Ortodokse Serbe, si dhe vazhdimin e kthimit të pronave pa trashëgimi nga periudha e Holokaustit, si dhe të pronave hebreje që nuk i ka kërkuar askush.
Të dyja palët zotohen të përshpejtojnë përpjekjet që të lokalizojnë dhe identifikojnë mbetjet e personave të humbur. Të dyja palët angazhohen që të identifikojnë dhe implementojnë zgjidhje të gjata dhe të qëndrueshme për refugjatët dhe personat e zhvendosur brenda vendit. Të dyja palët angazhohen që të përcaktojnë një pikë kontakti, që do t’i udhëheqë këto përpjekje brenda ministrive të tyre respektive dhe do t’i koordinojë këto përpjekje mes Beogradit dhe Prishtinës, si dhe do t’i përditësojë të dhënat për numrin e rasteve të zgjidhura dhe ato që janë në proces, çdo vit.
https://kosovapress.com/i-paparashikueshem-reagimet-e-qytetareve-per-fitoren-e-trumpit