Osmani në Budapest: Zgjedhjen e Trump nuk e shoh si kërcënim për Kosovën
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Presidentja Vjosa Osmani në fjalimin e saj në Samitin e Komunitetit Politik Evropian në Budapest, ka deklaruar se Kosova ka pasur mbështetjen e çdo administrate të SHBA-së qe nga fillimi i viteve '90 dhe beson se kjo mbështetje do të vazhdojë edhe me administratën e presidentit Donald Trump.
Osmani ka thënë se Kosova do të kontribuojë në forcimin e marrëdhënieve euro-atlantike pasi një gjë e tillë është në dobi të sigurisë dhe paqes botërore.
Duke folur mbi dialogun mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, Osmani ka shtuar se diskutimet po vazhdojnë mes kryenegociatorëve për mënyrën e zbatimit të marrëveshjeve të arritura, teksa bëri thirrje për vazhdimin e mbështetjes për Ukrainën.
Ndërsa, për fitoren e republikanit Donald Trump, presidentja e Kosovës ka theksuar se nuk e sheh si kërcënim.
“Nuk e shoh si kërcënim, Kosova në fakt ka përfituar për dekada nga një mbështetje mbi partizane nga Shtetet e Bashkuara”, ka theksuar ajo.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.