Në kërkim të zgjidhjes, rreth 130 kafshime nga qentë endacakë deri në muajin tetor
Lajme
Lexohet për: 3 min.
qeni-071124
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Përkundër premtimeve e investimeve miliona euro tash e disa vjet për eliminimin e qenve endacakë, ata vazhdojnë të paraqesin problem për  qytetarët. Në hapësirat publike, në të cilat qarkullojnë mijëra persona brenda ditës, qentë endacakë vazhdojnë të ndjellin frikë tek qytetarët. Këta të fundit ankohen për sulmet nga qentë, derisa planet për largimin e tyre, duket se nuk po kanë edhe aq sukses. E Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve thekson rëndësinë e rritjes së numrit të inspektorëve veterinarë dhe kritikon autoritetet lokale për menaxhimin e dobët të situatës me këtë lloj të kafshës.

Vetëm nga janari deri në fillim të muajit tetor, rreth 130 qytetarë kanë kërkuar ndihmë në Qendrën Emergjente pranë Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) nga kafshimi i qenve endacakë.

Qytetari Xhemajl Dakaj derisa tregon rastin se si i janë vërsulur qentë, potencon se nuk është realizuar premtimi për largimin e tyre.

Enver Neziri thotë se shpeshherë has në grumbullin e qenve endacakë.

Drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla në një prononcim për KosovaPress  potencon se numri i sulmeve nga qentë ka shënuar rritje krahasuar me vitin e kaluar. Ai shton se një numër i konsiderueshëm i rasteve që janë kafshuar nga qentë pa pronar, janë staf shëndetësor.

E në kryeqytet shumë shpejt pritet të funksionalizohet qendra për strehimin e qenve pa pronar.

Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Bekim Brestovci zotohet se deri në mars të viti 2025 do të largohen deri në 1 mijë e 500 qen pa strehim nga kryeqyteti.

Ndërsa, në kohën kur ekipi i KosovaPress-it vizitoi qendrën në Hajvali javën e kaluar, aty ndodheshin vetëm katër qen.

Ndërkaq, lidhur me raportimet për sulmet nga qentë në QKUK, Brestovci premton se vullnetarisht do t’i largojnë qentë nga aty, porse thekson se nuk është përgjegjësi e komunës.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Ai tregon se deri më tani janë adaptuar rreth 300 qen.

Udhëheqësja e Fondacionit për të Drejtat e Kafshëve, Elza Ramadani thotë se komunat shpenzojnë mijëra euro për zgjidhjen e problemit me qentë endacakë, porse projektet e tyre janë afatshkurtra.

Përveç këtyre, Ramadani thekson se duhet bërë më shumë inspektime në këtë drejtim dhe se sipas saj duhet shqiptuar dënime për ata që i braktisin qentë.

Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në takimin e fundit me kryetarët e komunave të Kosovës deklaroi se si qeveri janë të gatshëm të bashkëfinancojnë për ndërtimin e qendrave të strehimit për qentë endacakë. Ai kërkoi nga komunat që të bëjnë analizimin e hapësirave dhe të caktojnë vendin se ku duhet ndërtuar ato. /Z.Zeneli/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024