Nuk e mbajti premtimin, profesori universitar – Vuçiqit: Mashtruesit nuk i duan as fashistët
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Pas fitores së republikanit Donald Trump në zgjedhjet presidenciale në Amerikë, profesori universitar në Beograd i ka reaguar presidentit serb Aleksandar Vuçiq.
Ivan Videnovic, profesor universitar në Beograd, ka kërkuar nga Vuçiqi që mos të gëzohet shumë shpejtë pasi sipas tij nuk është përmbushur marrëveshja për zhvendosjen e ambasadës në Jerusalem.
“Mos u gëzoni shumë shpejtë. Pyetja e parë do të jetë: pse nuk e përmbushët marrëveshjen dhe premtimin tuaj dhe nuk e zhvendosët ambasadën në Jerusalem? Gënjeshtarët dhe mashtruesit nuk i duan as fashistët”, ka shkruar Videnovic në rrjetin social X.
Presidenti Vuçiq, ka uruar republikanin Trump për fitoren në garën presidenciale në SHBA.
"Urime Donald Trump për fitoren tuaj. Së bashku, përballemi me sfidat serioze që kemi përpara. Serbia është e angazhuar të punojë me SHBA-në për stabilitet, rritje dhe paqe", kishte shkruar Vuçiq në X.