Calhanoglu: Bëra diçka ndryshe në penalltinë ndaj Arsenalit
Sport
Lexohet për: 2 min.
Hakan Calhanoglu
4 javë më parë
Linku u kopjua

Hakan Calhanoglu zbulon se ai bëri diçka ndryshe në penalltinë e Interit kundër Arsenalit në fitoren e zikaltërve në Ligën e Kampionëve. “Nerazzurrët” siguruan një fitore 1-0 në “San Siro’. Ishte penalltia e 19 -të që turku e ka kthyer në gol nga 19 sa i kishe për klubin.

“Shpresoj të vazhdoj me këtë rekord perfekt. E pashë portierin deri në fund dhe bëra diçka ndryshe këtë herë”, tha Calhanoglu për “Amazon Prime”, përcjellë KosovaPress..

Arsenali nuk kishte pranuar ende një gol në Champions League këtë sezon, por pësoi humbjen e parë kundër “Nerazzurrëve”.

“Në përgjithësi ishte një ndeshje shumë e vështirë, sepse Arsenali është një ekip vërtet i fortë. Të gjitha çështjet ishin te rezultati dhe ne u mbrojtëm mirë, mbajtëm portën e pastër. Arsenali mori shumë goditje nga këndi, por mbrojtësit tanë bënë shumë mirë në ato situata. Nganjëherë duhet të vuajmë pak më shumë nën presion, por sakrifikuam veten për ekipin”, shtoi ai.

Interi do të përballet me liderin e Serie A, Napolin të dielën në mbrëmje, pasi ka vetëm dy pikë diferencë në krye të tabelës mes këtyre dy skuadrave në të mirë të skuadrës së Antonio Contes.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024