Ancelotti: Real Madridi është i dobët, jam i shqetësuar
Sport
Lexohet për: 2 min.
Carlo Ancelotti
4 javë më parë
Linku u kopjua

Carlo Ancelotti është ndarë shumë i pakënaqur me performancën e Real Madridit kundër Milanit në humbjen 3-1 në kuadër të Ligës së Kampionëve. “Merengues” ishin të pamposhtur në shtëpi në kompeticionet evropiane për 15 ndeshje, duke fituar 12 prej tyre, përpara kësaj humbjeje.

Kjo ishte ndeshja e parë e Real Madridit që nga humbja poshtëruese 4-0 në shtëpi ndaj Barcelonës në La Liga, kështu që shumë prisnin më shumë nga Reali.

“Ne nuk e pamë reagimin dhe të njëjtat probleme mbeten nga humbja ndaj Barcelonës”, ka rrëfyer Ancelotti për “Sky Sport Italia”. Na mungon soliditeti në mbrojtje, shpesh jemi të çekuilibruar në kundërsulm. Ne duhet ta rregullojmë këtë, duhet të jemi më solidë dhe të fitojmë topin në mënyrë që të mos jemi aq të brishtë”, shtoi ai, përcjelë KosovaPress.

“Duhet të shqetësohemi sepse skuadra ka një potencial të madh dhe nuk po e shpreh atë. Ne duhet të punojmë në themelet, sepse kjo është ajo që mungon këtu. Kur nuk jeni solid në mbrojtje, lojërat mund të ndërlikohen në çdo moment. Ne ishim në gjendje të rikuperoheshim nga këto situata disa herë, por ju nuk mund ta bëni këtë çdo herë”.

.“Është e vërtetë që ne ishim joefektiv në sulm dhe nuk shfrytëzuam shanset tona, por çështja e madhe është mungesa e strukturës mbrojtëse,” përfundoi Ancelotti.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024