Dita ndërkombëtare për Parandalimin e Shfrytëzimit të Ambientit në Luftëra dhe Konflikte të Armatosura
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dita ndërkombëtare për Parandalimin e Shfrytëzimit të Ambientit në Luftëra dhe Konflikte të Armatosura
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Më 5 nëntor të vitit 2001, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara deklaroi 6 nëntorin e çdo viti si Ditën Ndërkombëtare për Parandalimin e Shfrytëzimit të Ambientit në Luftëra dhe Konflikte të Armatosura.

Kjo ka për qëllim edukimin e njerëzve rreth efektit të dëmtimit nga luftërat dhe konfliktet e armatosura.

Shumë njerëz nëpër botë, përfshirë zyrtarë qeveritarë, shkencëtarë, gazetarë, mësues, dhe njerëz të biznesit, zbatojnë Ditën Ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara për Parandalimin e Shfrytëzimit të Ambientit në Luftëra dhe Konflikte të Armatosura.

Këta që janë pjesë e kësaj dite diskutojnë rreth asaj se sa ndikojnë luftërat në dëmtimin e mjedisit natyror. Ata gjithashtu punojnë bashkë për të gjetur rrugë të limitojnë shkatërrimet e mjedisit të shkaktuar nga konfliktet e armatosura dhe luftërat.              

Seminare, fjalime, leksione, artikuj informues, biseda në radio, aktivitete në klasë nëpër shkolla që fokusohen në pikat kyçe janë disa nga ngjarjet që zhvillohen me rastin e kësaj ditë nëpër botë. Njerëzit mësojnë dhe shfaqin informacione rreth rrezikut të teknologjisë së re në luftëra të tilla si municionet e uraniumit, e cila paraqet kërcënim të panjohur për mjedisin.

Njerëzit rreth botës janë bërë gjithashtu të vetëdijshëm për përpjekjet që duhet të merren për të kufizuar shkatërrimin e mjedisit të shkaktuar nga konfliktet. Kjo ditë nuk është festë publike kështu që jeta publike nuk është e prekur.

Luftërat dhe konfliktet e armatosura kanë shkaktuar mjaftë dëme në mjedisin natyror. Për shembull, janë shkatërruar kultura, furnizimi me ujë është helmuar dhe pyjet janë djegur.

Teknologjia e re që është përdorur për luftëra nënkupton se shkatërrimi dhe dëmtimi i mjedisit është shumë serioz dhe me pasoja afatgjate për të keq.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024