“Asnjë befasi”, Harris dhe Trump po fitojnë në shtetet ku pritej
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Ka ende shumë fletë votimi për të numëruar dhe qendrat e votimit janë ende të hapura në disa shtete perëndimore, raporton CNN.
Donald Trump po udhëheq në projeksione, megjithatë është garë e ngushtë me demokraten Kamala Harris.
Por çfarë thonë analistët për parashikimet e para të zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara ku në garë janë demokratja Kamala Harris dhe republikani Donald Trump.
"Asnjë befasi". Chris Wallace i CNN tha se nuk ka pasur "asnjë befasi" apo shtete që kanë ndryshuar partitë.
Ai tha se numërimet e parashikuara të votave elektorale që po shohim tani janë në përputhje me mënyrën se si është thirrur gara presidenciale në zgjedhjet e kaluara.
“Të gjitha shtetet që fitoi [Donald] Trump sonte janë shtete që ai fitoi në vitin 2020”. "Të gjitha shtetet që fitoi [Kamala] Harris janë shtete që [Joe] Biden fitoi në vitin 2020”.
Por, përveç këtyre shteteve, në SHBA janë edhe shtatë të tjera të papërcaktuara – rezultati i votimeve atje ende nuk dihet.
Bëhet fjalë për Pensilvaninë, Miçiganin, Nevadën, Karolinën e Veriut, Arizonën, Xhorxhinë dhe Uiskonsinin.
Për të fituar, kandidatëve për president u duhen 270 vota nga Kolegji Zgjedhor – apo vota elektorale.