Nis mbyllja e vendvotimeve në disa shtete
Lajme
Lexohet për: 4 min.
Trump ka fituar - çfarë rikthimi i jashtëzakonshëm
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Qendrat e para të votimit në SHBA janë mbyllur tashmë në shtetet e Indianës dhe Kentakit, raporton Radio Evropa e Lirë.

Të fundit do të mbyllen në orën 01:00, që me orën e Kosovës i bie 07:00, më 6 nëntor.

Amerikanët po vendosin për presidentin e ri përmes zgjedhjeve që po konsiderohen historike.

Në garë janë demokratja Kamala Harris dhe republikani Donald Trump.

https://kosovapress.com/sondazhi-i-cnn-votuesit-e-harris-jane-me-te-sigurt-se-mbeshtetesit-e-trump-se-zgjedhjet-po-zhvillohen-drejt

Demokracia dhe ekonomia, çështjet kryesore për votuesit amerikanë

Exit poll-et e para tregojnë se demokracia dhe ekonomia janë çështjet kryesore për votuesit amerikanë të cilët sot po zgjedhin presidentin e ri të Shteteve të Bashkuara.

Rreth një e treta e votuesve kanë thënë se demokracia është çështja më e rëndësishme për ta kur vendosin se për kë të votojnë. Më pas vjen ekonomia.

Aborti dhe migracioni ishin çështjet e radhës më të rëndësishme dhe politika e jashtme ishte opsioni më pak i zgjedhur.

Këto janë shifra të hershme dhe mund të ndryshojnë, shkruan CNN sipas raportimeve të CBS.

Ekonomia ka qenë më parë në krye të listës së çështjeve që motivojnë votuesit dhe është renditur e para në exit poll për çdo zgjedhje presidenciale që nga viti 2008.

Për të zgjedhur presidentin e ri - në një garë në mes të demokrates Kamala Harris dhe republikanit Donald Trump - miliona amerikanë po votojnë në Shtetet e Bashkuara.

Në mesin e personave që votuan për Kamala Harris, pothuajse gjashtë në 10 persona e renditën gjendjen e demokracisë si çështjen e tyre numër një.

Kjo u pasua nga aborti, e pak më shumë se një në 10 zgjodhi ekonominë.

Ndërkaq në mesin e votuesve të Donald Trump gjysma thanë se ekonomia ishte çështja e tyre numër një.

Një në pesë tha se migracioni ishte çështje kryesore. Pak më shumë se një në 10 njerëz thanë se ata kujdeseshin më shumë për gjendjen e demokracisë.

Qytetarët amerikanë sot zgjedhin edhe anëtarët e rinj të Kongresit.

Qendrat e para të votimit mbyllen në orën 18:00 apo në mesnatë sipas orës në Kosovë, ndërkaq vendvotimet e fundit në SHBA mbyllen në orën 01:00 ose mengjesin e 6 nëntorit me orën e Kosovës.

Zgjatet votimi në dy zona në Karolinën e Veriut

Bordi i zgjedhjeve i Karolinës së Veriut ka mbajtur një takim urgjent dhe ka miratuar një gjysmë ore shtesë për të votuar në dy zona që thuhet se ishin përkohësisht të padisponueshme për votuesit të martën herët për shkak të problemeve teknike, raporton CNN.

Dy zonat e ndryshme, njëra në qarkun Burke, në rajonin perëndimor të shtetit dhe tjetra në qarkun Wilson, në lindje të Raleigh tani do të mbyllen në orën tetë pasdite në orën lokale në SHBA.

Zëdhënësi i bordit zgjedhor të shtetit, Patrick Gannon ka thënë se vendvotimi në qarkun Wilson kishte “disa probleme me printerin që bëri që votuesit të mos ishin në gjendje të votonin për një orë apo më shumë”.

Një problem me një laptop në Burke ka kontribuar në vonesë në një vendvotim të martën në mëngjes, ka thënë drejtori i zgjedhjeve lokale, Kenny Rhyne.

Për të zgjedhur presidentin e ri - në një garë në mes të demokrates Kamala Harris dhe republikanit Donald Trump - miliona amerikanë po votojnë në Shtetet e Bashkuara.

Qendrat e para të votimit mbyllen në orën 18:00 apo në mesnatë sipas orës në Kosovë, ndërkaq vendvotimet e fundit në SHBA mbyllen në orën 01:00 ose mengjesin e 6 nëntorit me orën e Kosovës.

Shtetet që do të përcaktojnë fatin e zgjedhjeve janë Nevada, Xhorxhia, Karolina e Veriut, Arizona, Uiskonsini, Miçigani dhe Pensilvania.

https://kosovapress.com/kosova-nen-ethet-e-zgjedhjeve-ne-shba-cili-kandidate-eshte-me-i-favorshem-per-vendin

Harris u bën thirrje amerikanëve që të votojnë

Zëvendëspresidentja e Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris u ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë. Kandidatja demokrate për presidente të SHBA-së i ka falenderuar mbështetësit e fushatës së saj derisa ka qëndruar në selinë e Komitetit Kombëtar Demokrat në Uashington.

Duke folur me në telefon me disa qytetarë, ajo u ka bërë thirrje që të votojnë, raporton CNN.

"Jam mirë" dëgjohej Harris duke i thënë një qytetari në telefon.

"Unë thjesht doja t'ju telefonoja dhe të sigurohesha se e dini ku mund të shkoni të votoni sot nëse nuk e keni bërë tashmë."

https://kosovapress.com/fbi-disa-qendra-votimi-ne-shba-moren-kercenime-me-bombe-te-lidhura-me-rusine

Amerikanët sot votojnë për zgjedhjet presidenciale që po konsiderohen historike.

Në garë janë demokratja Kamala Harris dhe republikani Donald Trump.

https://kosovapress.com/shtate-shtetet-qe-do-te-vendosin-fatin-e-zgjedhjeve-ne-shba

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024