Shifrat e rritjes ekonomike në Evropë vazhdimisht po përshpejtohen në zonën e euros. Përveç në Evropë, edhe në Kosovë inflacioni po shënon rënie. Kështu është thënë në takimin e organizuar nga Banka Qendrore e Kosovës me temën “Perspektiva Ekonomike Rajonale e FMN-së për Evropën, Një rimëkëmbje nën potencialin e plotë të Evropës - Fokusi i veçantë: Sa të mëdha janë efektet e konvergjencës së Evropës dhe cilët janë shtytësit kryesorë.
Në fjalimin hapës të kësaj ngjarje, guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili tha se ky institucion bankar ka filluar të lehtësojë politikat duke marrë parasysh paqartësitë me normat e interesit. Ai potencoi se BQK është e gatshme të përshtatë normat me inflacionin ekonomik.
Zëvendës shefi në Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN), Sebastian Weber theksoi se përveç në Evropë, inflacioni po shënon rënie edhe në Kosovë.
Weber potencoi se rimëkëmbja e ekonomisë evropiane po shkon drejt rrugës së mbarë.Ai tha se pavarësisht sfidave, sektori bankar ka qenë në mbështetje të aktivitetit ekonomik.
Tutje, fusha theksoi se kredia po shënon rritje krahasuar me vitin e kaluar.