Osmani: Po bëhet reformë e thellë ligjore në sektorin e sportit
Sport
Lexohet për: 1 min.
Daulina Osmani
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Zëvendësministrja e Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Daulina Osmani thotë se në fushën e sportit po bëhet një reformë e thellë ligjore. Në fakt, sot është mbajtur edhe tryeza e gjatë e sportit në të cilën me përfaqësues të federatave sportive në Kosovë po diskutohet për ndryshimet ligjore në sport.

“Tryeza e gjashtë e sportit po shërben si platformë për koordinim dhe bashkërendim ndërinstitucional së bashku me strukturat sportive për zbatimin e reformës që e sjell ligji i ri i sportit. Kjo është reforma më e thellë ligjore e sektorit të sportit e cila përveç që adreson nevojat e komunitetit sportiv, njëherësh edhe mundëson zhvillimin efektiv, të qëndrueshëm dhe transparent të sportit në vend”, ka shkruar Osmani në “Facebook”

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024