Shtatë shtetet që do të vendosin fatin e zgjedhjeve në ShBA
Bota
Lexohet për: 1 min.
Sondazhi i ri: Trump pothuajse u barazua me Harris në mesin e hispanikëve
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Teksa votimet po vazhdojnë për zgjedhjet presidenciale të SHBA-së, gara vazhdon të jetë tepër e ngushtë mes Kamala Harris dhe Donald Trump.

Në sondazhin e fundit të BBC, tregohet një udhëheqje e Trump në katër nga shtatë shtetet që pritet të vendosin fatin e zgjedhjeve.

Siç ka qenë rasti për javët e fundit, avantazhet në secilën prej tyre janë shumë të vogla për të thënë në mënyrë efektive se kush është përpara, veçanërisht kur merret parasysh një diferencë gabimi prej rreth tre deri në katër pikë përqindjeje.

Në kontrollin e fundit disa orë më parë, të dhënat sugjeruan epërsi të vogla për Trump në Nevada, Xhorxhia, Karolinën e Veriut dhe Arizona, me rezultate të ngjashme të vogla për Harris në Wisconsin dhe Michigan, teksa në Pensilvani, e cila mban dhe më shumë vota elektorale, ka një barazim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024