Rama: Ura e madhe e Veriut zgjidhi nyjën e rrezikshme që lidhte dy anët e Drinit
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Rama: Ura e madhe e Veriut zgjidhi nyjën e rrezikshme që lidhte dy anët e Drinit
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Pas 4 vitesh punë ura e madhe në hyrje të Kukësit, pjesë e Rrugës së Kombit është hapur dje për qarkullimin e makinave.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje të urës së përfunduar, teksa e cilësoi atë një realitet të ri inxhinierik e arkitektonik në infrastrukturën e Shqipërisë 2030.

“Ura e madhe e Veriut, një shëmbëlltyrë e ambicies sonë për Kukësin e për të gjithë Shqipërinë, e cila jo vetëm zgjidhi përfundimisht nyjen e rrezikshme që lidhte deri dje dy anët e Drinit, po edhe solli një tjetër realitet të ri inxhinierik e arkitektonik në infrastrukturën e Shqipërisë 2030”, tha Rama.

Ura e re mbi lumin Drin ka 4 korsi dhe një gjatësi prej 310 metrash. Ajo ka dy bazamente prej betoni në brigjet e liqenit, ndërsa në të gjithë gjatësinë e saj është konstruksion metalik, me një hark të madh me bazë prej 270 metrash dhe lartësi prej 56 metrash./ATSH/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024