Zgjedhjet presidenciale që po mbahen sot (e martë) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po konsiderohen të jenë historike. Ndryshimi i mundshëm i administratës amerikane, pritet të ndikojë në qasjen e ShBA-së karshi problemeve globale, por edhe ndaj Kosovës. Atje sot votohet për presidentin e ri, ndërkaq sondazhet tregojnë për një garë të ngushtë.
Për zgjedhjet presidenciale, kandidatë janë Kamala Harris nga Partia Demokratike dhe Donald Trump nga Partia Republikane.
Tri ditë para zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara, kandidatja për presidente, Kamala Harris i është drejtuar me letër komunitetit shqiptaro-amerikan. Në këtë letër theksohen marrëdhëniet dhe kontributi amerikan për arritjen e pavarësisë të Kosovës.
Kryetari i komitetit shqiptaro-amerikan, Haxhi Dauti thotë se kjo është letra e parë për shqiptarët.Këto zgjedhje presidenciale do të përcaktojnë jo vetëm fatin e Shteteve të Bashkuara, thotë ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Sipas tij, edhe komuniteti shqiptaro-amerikan është i vetëdijshëm për rëndësinë e këtij procesi zgjedhor.
https://kosovapress.com/harris-apo-trump-eshte-koha-qe-amerika-te-vendose
Kamala Harris është zëvendëspresidente e Shteteve të Bashkuara nën udhëheqjen e demokratit Joe Biden.