Izraeli kap një spiun të Iranit në territorin e Sirisë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua
Ushtria e Izraelit kapi një spiun iranian gjatë operacionit të forcave speciale në Siri muajve të fundit, sipas Forcave të Mbrojtjes të Izraelit - IDF.
Ushtria arrestoi shtetasin sirian në zonën Said të Sirisë veriore dhe e solli në Izrael për ta marrë në pyetje, njoftoi IDF.
Ai u përshkrua si një "operator i rrjetit terrorist iranian" për mbledhjen e informacionit mbi ushtrinë izraelite në zonën kufitare. Arrestimi i tij dyshohet se parandaloi sulmin.
Gjithashtu, është zbuluar një operacion i rrjeteve terroriste iraniane pranë Lartësive të Golanit, por ky informacion nuk mund të konfirmohej në mënyrë të pavarur.
Është e pazakontë që Izraeli të zbulojë detaje të operacioneve të tij tokësore në Siri, raportojnë mediat gjermane.
Lartësitë e Golanit janë një pllajë malore me rëndësi strategjike që shtrihet për 60 kilometra gjatësi dhe 25 kilometra gjerësi. Ato nuk njihen ndërkombëtarisht dhe konsiderohen territor i Sirisë sipas ligjit ndërkombëtar.