Gruda: LVV në vend të zbardhjes së rastit të Astrit Deharit organizon turne shahu
Lajme
Lexohet për: 1 min.
perparim gruda pdk
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda i ka reaguar Lëvizjes Vetëvendosje, duke thënë se në përvjetorin e 8-të të vdekjes së Astrit Deharit, në vend që të punojë për zbardhjen e rastit të tij, kanë organizuar turne shahu dhe ping-pongu.

Gruda ka shkruar në Facebook se pas katër vitesh në pushtet, jo vetëm që nuk kanë bërë asgjë për të ndriçuar këtë rast, por përkundrazi, kanë zhdukur mostrat e tij dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore është djegur dy herë.

“E kam thënë në fillim të mandatit të kësaj Qeverie dhe disa herë të tjera: ata nuk duan të zbardhin rastin Dehari, sepse vetëm të pazbardhur mund të vazhdojnë ta përdorin politikisht”, ka shkruar ai.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024