Përfundoi operacioni i shpëtimit në Novi Sad, 14 të vdekur e 3 të lënduar
Rajoni
Lexohet për: 1 min.
Përfundoi operacioni i shpëtimit në Novi Sad, 14 të vdekur e tre të lënduar
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Operacioni i kërkim-shpëtimit në Novi Sad të Vojvodinës ka përfunduar dhe bilanci i viktimave nga shembja e një strehe në stacionin hekurudhor është 14 dhe tre të lënduar.

"Aksioni i shpëtimit në Novi Sad ka përfunduar. Bilanci përfundimtar i aksidentit është 14 të vdekur dhe tre të lënduar", tha sonte ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë Ivica Daçiq.

Në Novi Sad, streha prej betoni e stacionit hekurudhor u shemb dhe ra mbi njerëzit. Qeveria e Serbisë ka shpallur sot ditë zie, ndërsa në Novi Sad tri ditë zie.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024