Ngjarjet e datës 2 nëntor
Lexohet për: 1 min.
Ngjarjet e datës 2 nëntor - KosovaPress
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Me rastin e 35-vjetorit të rënies heroike së heronjve të kombit Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, bëhen homazhe në varrezat e dëshmorëve. (Lagjja “Velania”, Prishtinë, ora 12:00)

Kandidati për kryeministër Ramush Haradinaj bën homazhe në 35-vjetorin e rënies së heronjve të Kosovës, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu. (Lagjja “Velania” Prishtinë, ora 12:00)

Me rastin e 35-vjetorit të rënies heroike së heronjve të kombit Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, bëhen homazhe te vendi i rënies. (Lagjja “Bregu i Diellit” Prishtinë, ora 13:00)

Qeveria e Kosovës organizon akademi përkujtimore kushtuar heronjve të kombit Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu në 35-vjetorin e rënies. (Kinemaja ABC, Prishtinë, ora 14:00)

Kandidati për kryeministër Ramush Haradinaj takim me strukturat udhëheqëse të Degës së AAK-së në Pejë, ku do të bëhet prezantimi i kandidatëve për deputetë nga Peja. (Hotel “Dukagjini” Pejë, ora 18:00)

Mbahet Konventa e Partisë Demokratike të Kosovës për Bedri Hamzën kryeministër. (Pallati i Rinisë Prishtinë, ora 18:00)

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025