Qasja e Serbisë ndaj Kosovës, Konjufca kërkon angazhim për garantimin e sigurisë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Qasja e Serbisë ndaj Kosovës, Konjufca kërkon angazhim për garantimin e sigurisë
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeparlamentari Glauk Konjufca gjatë një takimi sot me komandantin e KFOR-it Enrico Barduani, deklaroi se situata e sigurisë në Kosovë është e mirë, por qasja destabilizuese e Serbisë dhe përpjekjet ruse për ndërhyrje në rajon tregojnë nevojën e angazhimit të përbashkët për garantimin e rendit dhe sigurisë.

Në këtë takim të parë kryetari Konjufca falënderoi gjeneralmajorin Barduani për vizitën dhe e uroi për detyrën e tij të re në krye të misionit të NATO-s në Kosovë.

Ai u shpreh i bindur se do të vazhdojë të thellohet bashkëpunimi midis KFOR-it  dhe institucioneve të Kosovës, duke thënë se ky raport është shumë i rëndësishëm për një gjendje sa më të mirë të sigurisë në vendin tonë dhe stabilitet sa më të qëndrueshëm rajonal.

Ndërsa, komandanti i KFOR-it shprehu gatishmërinë për angazhim në drejtim të thellimit të bashkëpunimit, në funksion të forcimit gjithnjë e më madh të stabilitetit, me të gjitha sfidat që gjenden përpara.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024