Shembet stacioni në Novi Sad, të paktën 8 të vdekur
Rajoni
Lexohet për: 1 min.
Shembet stacioni në Novi Sad, të paktën 8 të vdekur
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Të paktën tetë persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar pas shembjes së pjesës hyrëse të stacionit hekurudhor në Novi Sad të Vojvodinës.

Një numër i madh ekipesh emergjente, policie dhe zjarrfikëse ndodhen në terren.

Aksidenti ka ndodhur pak para orës 12 të ditës së sotme. Disa autoambulanca janë ende në vendngjarje, ndërsa ekskavatorë dhe makineri të rënda kanë mbërritur gjithashtu në përpjekje për të pastruar pjesën e rënë të godinës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024