Lidhja Socialdemokrate e Vojvodinës (LSV) vlerëson se Serbia nuk guxon të bëhet bashkëpunëtore e diktaturave, andaj kërkon nga presidenti Aleksandar Vuçiq të përgjigjet nëse është dakord me takimet e zëvendëskryeministrit Aleksandar Vulin me përfaqësues të shërbimeve të sigurisë ruse dhe bjelloruse.
“Pas ekskursionit rus, Vulin, këto ditë qëndroi në Bjellorusi dhe u takua me drejtorin e shërbimit të sigurisë bjelloruse. Në atë takim u ra dakord për bashkëpunim në fusha të ndryshme, ndër të cilat është edhe trajnimi i përbashkët i policisë së Serbisë dhe Bjellorusisë”, ka thënë anëtari i Kryesisë së LSV-së, Aleksandar Olenik në një komunikatë për media.
“Ne kërkojmë përgjigje urgjente nga Aleksandar Vuçiq, sepse veprime të tilla të autoriteteve janë jashtëzakonisht të dëmshme për vendin dhe shtrojmë pyetjen nëse policia bjelloruse do t'i trajnojë kolegët e saj në Serbi me metodat e ashpra që aplikojnë në Bjellorusi”, tha Olenik.