GLPS: Kosova s’ka arritur të shënojë ndonjë progres të theksueshëm në Raportin e Progresin
Lajme
Lexohet për: 1 min.
GLPS: Kosova s’ka arritur të shënojë ndonjë progres të theksueshëm në Raportin e Progresin
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Kosova s’ka arritur të shënojë ndonjë progres të theksueshëm në Raportin e Progresit për vitin 2024, thonë në Grupin për Studime Juridike dhe Politike (GLPS). Dy ditë pas publikimit të raportit për vendin nga Komisioni Evropian, në GLPS, thanë se në bazë të të gjeturave shihet se Kosova ka shënuar progres vetëm në dy kapituj dhe gjithsej katër fusha. 

Hulumtuesja në GLPS, Dea Fetiu, në konferencë për medie të premten, tha se Kosova ka shënuar progres në kapitullin 24, që ka të bëjë me drejtësinë, lirinë dhe sigurinë si dhe kapitulli 19 ku flitet për politikat sociale dhe punësimin.

Ajo përmendi edhe Ligjin për zyrtarët publik, që sipas saj është në kundërshtim me parimet e SIGMA-s dhe degradon funksionimin e shërbimit.

Krahas këtyre, ajo shtoi nevojën për zbatim të Marrëveshjes Bazë të Brukselit dhe aneksit të Ohrit, për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024