102 mamografi gjatë muajit rozë në Shtime
Shëndetësi
Lexohet për: 1 min.
102 mamografi gjatë muajit rozë në Shtime
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Gjithsej 102 mamografi janë kryer gjatë muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Dr. Vezir Bajrami” në Shtime, kur ishte e përqendruar edhe fushata për ndërgjegjësimin në luftën ndaj kësaj sëmundjeje të rrezikshme.

Gjatë gjithë muajit tetor, mamografia në QKMF “Dr. Vezir Bajrami” në Shtime është bërë falas, njofton Komuna e Shtimes.

Tetori është muaji i ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit - një sëmundje ku qelizat e gjirit rriten jashtë kontrollit, andaj është e nevojshme kryerja e mamografive në mënyrë të vazhdueshme. 

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024