IPK rekomandon suspendimin e tre zyrtarëve policorë në Prishtinë
Siguri
Lexohet për: 1 min.
Foto Ilustrim
Foto Ilustruese
6 ditë më parë
Linku u kopjua

Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e tre zyrtarëve policorë të Njësitit të Reagimit të Shpejtë në Drejtorinë Rajonale në Prishtinë, nën dyshimet se sot kanë arrestuar dhe shoqëruar një qytetar.

Arrestimi i punonjësit vendor të sigurimit të Misionit EULEX ka ardhur pas një incidenti lidhur me parkimin e një veture private të cilën ishte duke drejtuar një zyrtar policor para hyrjes së parkingut të EULEX-it afër stadiumit “Fadil Vokrri”.

Punonjësi vendor i sigurimit ishte në detyrë të sigurimit të auto-parkingut të veturave të EULEX-it në kohën e incidentit.

Hetuesit e IPK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë disa veprime fillestare hetimore në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin kompetent, i cili po ashtu ka dalë në vendin e ngjarjes.

Sipas hetimeve fillestare, dyshohet se zyrtarët e përfshirë në këtë rast kanë kryer veprën penale keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike.

Hetuesit e IPK-së në koordinim më Prokurorinë e Shtetit do të vazhdojnë të ndërmarrin veprime tjera hetimore për ndriçimin e plotë të rrethanave që ndërlidhen me rastin.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024