Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, pas dorëzimit të Raportit të Progresit të Komisionit Evropian, ka kërkuar sërish nga Bashkimi Evropian heqjen e masave ndaj Kosovës.
Bislimi ka thënë se Kosova do të zbatojë rekomandimet e dala nga raporti pavarësisht masave të BE-së, duke shtuar se raporti për këtë vit tregon se Qeveria ka vazhduar me agjendën e saj ambicioze të reformave drejt BE-së.
“Raporti e përgëzon Kosovën për politikën e saj të jashtme ndaj luftës në Ukrainë, për vendosjen e masave dhe sanksioneve ndaj Rusisë në përputhje të plotë me ato të BE-së, si dhe për progresin e shënuar në përafrimin e politikes së vizave me atë të BE-së...7:16 Ne e mirëpresim vlerësimin e progresit nga Komisioni Evropian, por edhe më shumë i mirëpresim rekomandimet e këtij raporti, të cilat do të merren seriozisht për periudhën e ardhshme. Implementimi i rekomandimeve është i rëndësishëm për ne, edhe drejt zhvillimit të mëtutjeshëm të vendin tonë. Do të vazhdojmë zbatimin e rekomandimeve dhe prioritizimin politik të agjendës së integrimit evropian pavarësisht masave të padrejta që janë në fuqi. Ne i karakterizojmë ato si të padrejta, sepse së pari është rekomanduar largimi i tyre dhe pavarësisht prapë qëndrojnë në fuqi, dhe së dyti i konsiderojmë si në kundërshtim edhe me vetë parimet e BE-së duke dëmtuar edhe vetë kredibilitetin e BE-së ndaj qytetarëve tanë. Kosova i ka përmbushur të gjitha kërkesat dhe presim që Këshilli të marr vendim shpejt për heqjen e tyre. Tani është koha që edhe BE të tregojë se e sheh Kosovën si pjesë të saj... Kosova nuk ka dhe nuk kërkon alternativë tjetër dhe është e vendosur në rrugëtimin drejt BE-së”, tha Bislimi.
Bislimi ka përmendur edhe progresin e renditur në raport, për çfarë ka theksuar se raporti vetëm në dy prej kapitujve evidenton për mungesë progresi, në secilën prej kapitujve tjerë thotë se ka pak progres ose ka progres të mirëShefi i Zyrës së Bashkimit Evropian, ambasadori Aivo Orav, ka thënë se ka progres të kufizuar në fushat të cilat do t’i mundësonin Kosovës t’i bëjë ballë presionit të konkurrueshmërisë në BE, sa i përket krahut të punës, investimeve në sektorin privat dhe arsim.
Ai ka theksuar se Kosova dhe Serbia duhet të implementojnë detyrimet reciproke që rrjedhin nga marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe aneksit.
“Sa i përket heqjes së masave së pari ka nevojë për konsensus, por edhe për prezantimin ose vendosjen e masave duhet konsensus nga të gjitha vendet anëtare”, ka thënë Orav.
“Progresi i qëndrueshëm ndër vite rezulton në një përgatitje më të mirë për t'u anëtarësuar në BE. Shembuj të mirë këtë vit janë drejtësia, liria dhe siguria, lufta kundër krimit të organizuar, ekzistenca e ekonomisë funksionale, politika sociale dhe punësimi, si dhe siguria ushqimore”, tha Orav.
Ndryshe, Kosova ka dorëzuar një aplikim për anëtarësim në BE në dhjetor 2022 dhe se Komisioni mbetet i disponueshëm për të përgatitur një opinion për aplikimin e Kosovës për anëtarësim sapo ta kërkojë Këshilli.
Përveç planeve të suksesshme ekonomike dhe të investimeve, Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor me Instrumentin e tij për Reforma dhe Rritje prej 6 miliardë eurosh dhe Lehtësia e Ukrainës prej 50 miliardë eurosh janë duke nxitur reformat, me drejtësinë dhe sundimin e ligjit në themel. Në të njëjtën mënyrë, më 10 tetor 2024, Komisioni prezantoi Planin e Rritjes për Moldavinë me Reformën dhe Lehtën e saj prej 1.8 miliardë eurosh për të mbështetur reformat e saj socio-ekonomike dhe për të nxitur investimet.