Ju faleminderit presidente. Nëse më lejoni, kisha dashur të ju përgëzoj juve dhe shtetin tuaj Zvicrën, si dhe ekipin tuaj, për udhëheqjen gjatë këtij muaji. Zonja presidente, të nderuar shkëlqesi, të nderuar anëtarë të Këshillit të Sigurimit, zonja dhe zotërinj:
1. Kam nderin të përditësoj Këshillin për zhvillimet e fundit në Kosovë që nga nxjerrja e raportit të Sekretarit të Përgjithshëm që mbulon periudhën nga 16 marsi deri më 15 shtator të këtij viti, dhe të ndaj disa vëzhgime gjithëpërfshirëse.3. Gjatë vizitës sime të fundit në veri të Kosovës në shtator, organizatat e shoqërisë civile, aktorët politikë dhe banorët shprehën shqetësime serioze për ndikimin negativ të veprimeve të fundit unilaterale që prekin të drejtat e tyre ekonomike, sociale dhe politike. Ata shpjeguan se mbylljet e fundit të degëve të postës së Serbisë dhe zyrave komunale të drejtuara nga Qeveria e Serbisë, përfshirë të fundit në Skenderaj më 16 tetor, kanë kufizuar qasjen në shërbimet kryesore, veçanërisht për komunitetin serb të Kosovës. Këto vështirësi e përkeqësuan efektin e masave të mëparshme, si rregullorja për përdorimin e dinarit dhe mbyllja e degëve të Bankës së Kursimeve (Postanska Stedionica). Këta pjesëtarë të komunitetit shprehën më tej ankth lidhur me indikacionet se autoritetet e Prishtinës mund të përpiqen të ushtrojnë kontrollin mbi institucionet arsimore dhe shëndetësore të financuara nga Serbia.
4. Mes diskursit në fillim të kësaj vere për rihapjen e urës së Ibrit për trafikun e automjeteve, dhe si përgjigje ndaj një numri në rritje të arrestimeve të serbëve të Kosovës për shkelje të supozuara të rendit publik, ne kemi vërejtur një rritje të dukshme të aktivizmit qytetar në veri të Kosovës, duke përfshirë edhe në mesin e grupeve të grave dhe studentëve të universitetit. Në këtë drejtim, më duhet të shpreh shqetësimin lidhur me arrestimet e individëve për ushtrimin e lirisë së tyre të shprehjes dhe tubimit.6. Avancimi dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut është thelbi i misionit tonë në Kosovë. Në sfondin e zhvillimeve të fundit, forcimi i masave për promovimin e mëtejshëm të barazisë dhe mosdiskriminimit janë thelbësore, veçanërisht mbrojtja e të drejtave pronësore, ruajtja e trashëgimisë kulturore dhe respektimi i plotë i të drejtave gjuhësore të të gjitha komuniteteve. I mirëpres përpjekjet e Ombudspersonit për t'u angazhuar me komunitete të ndryshme dhe inkurajoj atë dhe ekipin e tij që të vazhdojnë të përmbushin mandatin e tyre në mënyrë të pavarur.
7. Unë gjithashtu mirëpres disa përparime të bëra kohët e fundit nga Grupi i punës për personat e zhdukur dhe përpjekjet e vazhdueshme për të përmbushur pritjet e familjeve, pikëllimi i vazhdueshëm i të cilave rëndon shumë kohezionin social.
10. Heqja e ndalimit për hyrjen e mallrave nga Serbia më 8 tetor, shoqëruar me konsensus mbi procedurat e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore, rezultoi në nëntë marrëveshje që synonin nxitjen e prosperitetit ekonomik rajonal. Mallrat serbe tani kanë rifilluar hyrjen në Kosovë. Është domosdoshmëri që pengesat aktuale të adresohen me shpejtësi. Ky përparim i kohëve të fundit vë në pah potencialin për punë më të thellë drejt integrimit rajonal nëpërmjet kompromiseve konstruktive diplomatike dhe konsensusit.
12. Ndërtimi i besimit në të gjitha nivelet mbetet gurthemeli i një të ardhmeje të përbashkët dhe më të mirë për të gjithë. Gjetjet e raportit të fundit të Indeksit të Mirëbesimit, të kryer nga një OJQ lokale si pjesë e projektit Barabar të mbështetur nga UNMIK-u, theksojnë mungesën e besimit në institucione dhe rritjen e pesimizmit për të ardhmen e besimit ndërkomunal. Megjithëkëtë, thënë kjo, shumica e të anketuarve shqiptarë dhe serbë të Kosovës e shohin pajtimin si thelbësor për një të ardhme më të mirë për gjeneratat e ardhshme, duke theksuar rëndësinë, ndoshta tani më shumë se kurrë, të punës aktive të ndërtimit të besimit për të arritur përparim.
13. Rrjedhimisht, misioni ynë mbetet i përkushtuar për të nxitur përpjekjet në terren që synojnë të ndërtojnë besim në të gjitha komunitetet, duke përfshirë në fushat e të drejtave të njeriut, sundimit të ligjit, grave, paqes dhe sigurisë, si dhe rinisë, paqes e sigurisë.
15. Me afrimin e shpejtë të periudhës së fushatës parazgjedhore, është thelbësore që liderët politikë dhe të gjithë sektorët e shoqërisë të krijojnë një mjedis ku votuesit të ndjehen të sigurt, të angazhuar dhe të sigurt se pjesëmarrja, nga të gjitha komunitetet, duke përfshirë komunitetin Serb në veri - mund të çojë në rezultate domethënëse. Kjo nënkupton sigurimin e ushtrimit paqësor të së drejtës së votës si element i së drejtës për të marrë pjesë në kryerjen e punëve publike. Do të thotë gjithashtu sigurimi i kushteve për pjesëmarrje të gjerë, të arritshme vetëm kur njerëzit ndihen të sigurt, të respektuar dhe të fuqizuar.
16. Muajin e kaluar të gjithë ju u mblodhët në Këshillin e Sigurimit gjatë javës së nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme të këtij viti, liderët botërorë gjatë javës së përmendur theksuan nevojën për veprim kolektiv për të promovuar paqen, zhvillimin e qëndrueshëm dhe dinjitetin njerëzor – të gjitha ato vlera që kanë një rëndësi të thellë në Kosovë dhe në rajon. Vlerat e tilla janë në rrezik nëse ndërmerren veprime që kërcënojnë të drejtat, liritë dhe mjetet e jetesës në mesin e komuniteteve të ndryshme. Prandaj, nga ky Këshill, u bëj thirrje të gjitha palëve që të dëgjojnë në mënyrë të barabartë thirrjen e Sekretarit të Përgjithshëm për udhëheqje të përgjegjshme, për të siguruar që këto vlera të përbashkëta të ruhen në frymë dhe në praktikë.
18. U bëj thirrje anëtarëve të Këshillit të Sigurimit që të qëndrojnë të palëkundur në përkushtimin e tuaj për paqen, stabilitetin dhe bashkëpunimin në Kosovë, dhe shpreh vlerësimin tim të thellë për mbështetjen tuaj të vazhdueshme ndaj UNMIK-ut. Duke punuar së bashku, ne mund të ndihmojmë për të nxitur dialogun politik konstruktiv, për të mbrojtur të drejtat themelore dhe për të promovuar siguri dhe prosperitet më të qëndrueshëm për të gjithë dhe ju falënderoj.