Bislimi: Do t'i zbatojmë rekomandimet nga Raporti, pavarësisht masave të padrejta
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 javë më parë
Linku u kopjua

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi sërish ka kërkuar nga Bashkimi Evropian heqjen e masave ndaj Kosovës.

Bislimi, pas pranimit të Raportit për vendin, ka thënë se do t'i zbatojnë rekomandimet "pavarësisht masave të padrejta [ndaj Kosovës] që janë në fuqi".

“I mirëpresim  rekomandimet e këtij raporti të cilat do të merren seriozisht për periudhën e ardhshme. Implementimi i rekomandimeve është i rëndësishëm për ne, edhe drejt zhvillimit të mëtutjeshëm të vendin tonë. Do të vazhdojmë zbatimin e rekomandimeve dhe prioritizimin politik të agjendës së integrimit evropian pavarësisht masave të padrejta që janë në fuqi”, tha Bislimi.

Ai pas takimit me shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ambasadorin Aivo Orav, tha se raporti vetëm në dy prej kapitujve “regjistron që s’ka progres.

"Raporti vetëm në dy prej kapitujve regjistron që s'ka progres, në secilin prej kapitujve të tjerë thotë se ka pak progres ose ka progres të mirë, vetëm në dy nga gjithë kapitujt thotë se nuk ka progres", tha Bislimi.

Ndërsa sa i përket heqjes së masave, ambasadori Aivo Orav ka thënë se janë duke punuar në këtë drejtim por duhet konsensus në nivel të BE-së.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024