Kurti i quan “emisione humoristike” premtimet e opozitës për rritje të pagave
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 javë më parë
Linku u kopjua

Qeveria e Kosovës e ka miratuar Projektligjin për buxhetin për vitin 2025 i cili është në vlerë 3.6 miliardë euro.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti tha se buxheti i vitit të ardhshëm do të ketë rritje për 300 milionë euro apo 8.8 për qind, krahasuar me vitin 2024.

Ai para kabinetit qeveritar të mërkurën tregoi në detaje se nga do të shkojnë mjetet buxhetore.

Kurti foli edhe për premtimet e partive opozitare për rritje të pagave që sipas tij janë boshe dhe si kundër-vlerë e vendimeve që ai i quajti të mira qeveritare.

"Tash që zgjedhjet po afrohen, po dëgjojmë shumë premtime boshe opozitare si kundër-vlerë e vendimeve të mira qeveritare. Por për një gjë duhet të jemi të sigurt se emisionet humoristike dhe qeverisja e përgjegjshme nuk duhet të ngatërrohen”, shtoi Kurti.

Në anën tjetër, ministri i Financave, Hekuran Murati tha se sipas vlerësimeve qeveritare, rritja ekonomike gjatë këtij viti do të jetë 4.5 për qind, ndërsa për vitin e ardhshëm tha se presin që do të jetë 5.6 për qind.

Krahas kësaj, Murati bëri të ditur se normat e reja tatimore për bizneset do të hynë në fuqi nga viti 2026 dhe jo nga viti 2025, ashtu siç është paraparë në Ligjin për tatimin në pronë.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024