Miratohet projektligji për buxhetin e vitit 2025
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Qeveria e miraton projektligjin për buxhetin e vitit 2025
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për buxhetin për vitin 2025, i cili është në vlerë 3.6 miliardë euro. Pas miratimit në qeveri, Projektligji për buxhetin do të shkojë për miratim në Kuvendin e Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dhënë detaje për projekt-buxhetin për vitin 2025.

Kurti para kabinetit qeveritar, tha se buxheti për vitin e ardhshëm është 3.6 miliardë euro.

Ai specifikoi ndarjen e buxhetit në fusha të caktuara, ku bëri të ditur se 930 milionë do të jenë për investime kapitale.

“916 milionë euro për paga në sektorin publik. 105 milionë euro për nevojat e shëndetësisë, 87 milionë euro për siguri dhe mbrojtje, investime kapitale kemi ndarë 930 milionë euro”, tha ai.

Sipas tij, rritja e pagave në sektorin publik do të bëhet në kuadër të rritjes ekonomike.

Ai goditi edhe partitë opozitare, duke i quajtur premtimet e tyre për rritje të pagave në sektorin publik si boshe.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024