Përfundon seanca e Kuvendit pa miratimin e rezolutave të opozitës
Lajme
Lexohet për: 1 min.
1 javë më parë
Linku u kopjua

Kuvendi i Kosovës ka dështuar të miratojë rezolutën nga debati parlamentar për komunikimet e kryetares së Grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila me terroristin Milan Radojiçiq.

Kundër tekstit të rezolutës kanë votuar 60 deputetë, ndërkaq një deputet ka votuar pro.

Në seancën e sotme ka dështuar të miratohet edhe rezoluta për mungesën e ushqimit në Ushtrinë e Republikës së Kosovës, pasi 61 deputetë votuan kundër.

Po ashtu, nuk u miratua as rezoluta për “skandalet dhe keqmenaxhimin në Korporatën Energjetike të Kosovës”.  Ndërkaq, me 59 vota për është miratuar raporti i performancës së ndërmarrjeve publike për 2022.

Me 62 vota pro është miratuar edhe raporti me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për sponsorizime në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit.

Kuvendi ka miratuar edhe rezolutën për vlerësimin e punës së Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2022. /Sh.Pajaziti

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024