Deputetët e pozitës e lëshojnë mbledhjen e komisionit ku po raporton drejtori i AKI-së
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 javë më parë
Linku u kopjua

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje e lëshuan mbledhjen e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë ku ishte ftuar në mbledhje të jashtëzakonshme për raportim drejtori i AKI-së Petrit Ajeti.

Deputetët e shumicës e kundërshtuan thirrjen e kësaj mbledhje që sipas tyre nuk është ftuar sipas rregullave.

Raportimi i drejtorit të AKI-së Petrit Ajeti në komision në mungesë të kuorumit po  zhvillohet në seancë dëgjimore.

Kryetarja e komisionit, Ganimete Musliu tha se kjo mbledhje e jashtëzakonshme është thirrur nga 1/3 e deputetëve lidhur me dyshimet që kanë dal në opinionin publik për përndjekjen e disa gazetarëve dhe vëzhgimin e tyre si dhe mesazhet e Dejona Mihalit që kanë dal në publik e që sipas saj dyshohet për ndërhyrje në institucione.

Sali Zyba deputet nga LVV propozoi që në rend dite si pikë e parë të ofrohet sqarim nga kryetarja Musliu se prej kujt ka pasur presion nga mediat për të ftuar në raportimin drejtorin e AKI-së, Petrit Ajeti.

Sipas tij kjo mbledhje nuk është ftuar sipas rregullores.

“Cili është presioni i kryetarit e ke thirr mbledhjen e një komisioni me propagandën e sms-ve. Nuk mundem me qëndru me ta bë argatin e dreqit”, tha ai.

Ndërsa, deputeti i LDK-së, Arben Gashi tha se me rregulloren e Kuvendit nuk lejohet ndryshimi i rendit të ditës.

E pas kundërshtimeve që paraqitën edhe deputetët e tjerë të mazhorancës, ata e lëshuan mbledhjen.

Aktualisht po vazhdon raportimi i drejtorit t AKI-së, Petrit Ajeti para tre deputetëve të opozitës, Ganimete Musliu, Bekë Berisha dhe Arben Gashi.

E pas përfundimit të këtij diskutimi do të ketë konferencë për media nga kryetarja e komisionit, Ganimete Musliu.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024