Banorët e lagjes së “Muhaxherëve” mbesin pa rrymë, KEDS tregon arsyet
Lajme
Lexohet për: 1 min.
1 javë më parë
Linku u kopjua

Një pjesë e qytetit të Prishtinës, përkatësisht lagjja e “Muhaxherëve” ka mbetur pa energji elektrike nga ora 09:00.

Zyrtarë të KEDS-it ka thënë për KosovaPress se ndërprerja e furnizimit me energji elektrike në këtë lagje është e planifikauar për projektet investive.

Zëdhënësi i KEDS-it, Lulëzim Krasniqi thekson se në lagjen e “Muhaxherëve” kjo kompani ka ndal furnizimin me energji elektrike nga ora 09:00 si rrjedhojë e punimeve të planifikuara.

Ai thekson se ndërprerja e furnizimit me energji elektrike pritet të zgjatë deri në orën 17:00.

“Ndërprerje të planifikuara të energjisë elektrike nga ora 09:00 deri në orën 17:00 për projektet investive”, thekson Krasniqi për KosovaPress.

Ai ka lënë të kuptohet se në disa vende të kësaj lagjeje mund të rikthehet furnizimi me rrymë edhe para orës 17:00.

Ndëprerjet e energjisë elektrike në lagjen e “Muhaxherëve” janë shpeshtuar ditëve të fundit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024