Ushtria izraelite publikoi sot fotografi të forcave të saj ajrore duke u përgatitur për të sulmuar Iranin mbrëmë.
"Kjo është mënyra se si avionët e forcave ajrore u ngritën për të kryer sulme të sakta dhe të synuara kundër objektivave ushtarake në Iran," tha zëdhënësi i IDF Avichay Adraee në një postim në X.
Në një postim në aplikacionin e mesazheve Telegram, Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) tha se Sajjad Mansouri dhe Mehdi Naghavi, të dy anëtarë të ushtrisë iraniane, u vranë në sulmet izraelite këtë mëngjes. U vranë gjithsej katër ushtarë, dy prej të cilëve oficerë.
Bashkimi Evropian u bëri thirrje sot të gjitha palëve të përfshira që të ushtrojnë "përmbajtjen maksimale" për të shmangur një "përshkallëzim jashtë kontrollit" të konfliktit në Lindjen e Mesme, pasi Izraeli shënjestroi objektiva në Iran.“Duke njohur të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje, BE-ja u bën thirrje të gjitha palëve të përfshira të ushtrojnë përmbajtjen më të madhe të mundshme për të shmangur një përshkallëzim jashtë kontrollit që nuk është në interesin e askujt”.
Bashkimi Evropian theksoi se këto sulme u zhvilluan në kontekstin e "tensioneve rajonale serioze dhe në rritje".