Po bëhen gati një muaj prej kur 15 kuzhinierë të Mensës së Studentëve në Prishtinë, janë angazhuar në përgatitjen e ushqimit për pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK). Ky shërbim do të vazhdojë derisa të zgjidhen kuzhinierët përmes konkursit të Ministrisë së Mbrojtjes. Ndërkohë, mungesa e kuzhinierëve në mensë ka rritur ngarkesën dhe përgjegjësitë për stafin e mbetur.
Rreth 65 punëtorë të tjerë janë të angazhuar që të shërbejnë ushqim për afro pesë mijë studentë në dy vakte.Po të njëjtat ushqime përgatiten edhe nga kuzhinierët që tashmë po shërbejnë për ushtarët e FSK-së. Atje tanimë është hapur konkursi për kuzhinier, ku paga është mbi 600 euro, ndërkaq në mensë rreth 400 euro.
Ndër të tjera, Osmani tregon për ushqimin më të preferuar të studentëve.
Në mensën e studentëve në Prishtinë ofrohet ushqim për drekë nga ora 10:00 deri në orën 15:00 dhe darkë nga ora 17:00 deri në 21:00. Derisa 15 euro është shuma që paguajnë studentët për të marrë këtë shërbim brenda një muaji.