Musliu-Shoshi: Urgjentisht të nisin hetimet ndaj MPJD-së për keqpërdorim të dokumenteve zyrtare
Lajme
Lexohet për: 1 min.
PDK
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi ka kërkuar që urgjentisht të nisin hetimet ndaj Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës për shkak të dyshimeve për keqpërdorime me dokumente zyrtare të qytetarëve.

Në një konferencë për media, Musliu-Shoshi tha se ministrja e MPJD-së, Donika Gërvalla nuk është aftë të forcojë pozicionin e shtetit tonë në botë.

Ajo e fajësoi Gërvallen për humbjen e qindra dokumenteve duke përfshirë pasaporta, letërnjoftime dhe vendime për shtetësi të mërgimtarëve.

Sipas saj, humbja e dokumenteve zyrtare si pasojë e dështimit të punës së MPJD-së, do t’i dëmtojë mërgimtarët.

Përveç këtyre, Musliu-Shoshi potencoi se në këtë mandat kishte vonesa të dërgimit të dokumenteve në misionet tona konsullore, siç u shpreh ajo me qëllim të aplikimit të kontratave një burimore nga qeveria aktuale.

Ndër të tjera, deputetja Musliu-Shoshi dënoi sulmin ndaj kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxherit, për çka kërkoi që të zbardhet rasti dhe të dënohen sulmuesit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024