Bujqit i kanë korrë e vjelë shumicën e prodhimeve bujqësore për këtë vit, por disa prej tyre ende nuk i kanë marrë subvencionet për mbështetje direkte nga Ministria e Bujqësisë. Disa fermerë ankohen se vonesa e subvencioneve po ua vështirëson punën në bujqësi.
Ata shprehen se përkrahja nga shteti është e vonuar për këtë vit. Të njëjtit kërkojnë nga Ministria e Bujqësisë të fillojnë sa më shpejtë procedurat për ekzekutimin e pagesave, derisa ka të tillë të cilët thonë se ende nuk janë vizituar fare nga komisioni për të verifikuar sipërfaqet e mbjella.Derisa vlerësojnë se subvencionet duhet të rriten në disa kultura bujqësore, fermerët kërkojnë nga Ministria e Bujqësisë të bëjë një analizë rreth kësaj rritje.
Fermeri Sali Abazi, i cili merret me blegtori e bujqësi për rreth 22 vite, ankohet për vonesën e subvencioneve. Ai thotë se këtë vit ka raste që ende nuk kanë dalë nga komisioni të bëjnë verifikimin e mbjelljeve të vitit të kaluar.Ajo thotë se Ministria e Bujqësisë duhet të shoh mundësinë që t’i rris subvencionet për bletarinë organike, pasi thekson se janë të ulëta.
Për këtë, ministri i Bujqësisë, Faton Peci zotohet se deri në fund të vitit fiskal do të dalin subvencionet. Ai shton se gjithë buxheti, ashtu siç dëshirojnë disa fermerë që brenda gjashtëmujorit të parë t’i marrin subvencionet, objektivisht nuk mund të realizohet.