Ikja e mjekëve, problem rajonal
Tema
Lexohet për: 3 min.
1 javë më parë
Linku u kopjua

Numri i profesionistëve shëndetësorë që po synojnë punësim në vendet evropiane nuk ka shënuar rënie, sipas përfaqësuesve të mjekëve në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut. Kushtet e papërshtatshme të punës dhe pagat e ulëta po konsiderohen prej arsyeve kryesore që mantelbardhët po e braktisin rajonin.

Bedri Ramadani me prejardhje nga Kosova, ka 25 vjet që jeton dhe punon në Gjermani.

Ai është zëvendësdrejtor i Klinikës së Kardiokirurgjisë në Duseldorf dhe thotë se kushtet e punës atje janë shumë të mira.

Ramadani nuk e përjashton mundësinë që në të ardhmen të shërbejë edhe në Kosovë por thotë se politika e këtij vendi duhet të mbështesë institucionet shëndetësore, në mënyrë që për mjekët tu krijohen kushte më të përshtatshme të punës.

Numri i saktë i profesionistëve shëndetësorë që largohen nga Kosova, nuk dihet. Por një tregues është numri i atyre që e kërkojnë certifikatën e etikës dhe profesionit - dokument që shërben për t’u punësuar jashtë vendit.

Deri në fund të këtij viti pritet që numri i profesionistëve shëndetësorë që e kërkojnë këtë certifikatë të tejkalojë njëqindëshin, thotë kryetari i Odës së Mjekëve, Pleurat Sejdiu.

"...Ky numër [i largimeve] mund të jetë edhe më i madh, më i vogël assesi. Nuk ka rënie që mund ta deklarojmë", thotë Sejdiu.

Edhe nga Këshilli Kombëtar i Urdhrit të Mjekëve të Shqipërisë (KKUMSH) përmes një përgjigje me shkrim për KosovaPress thonë se gjatë vitit të kaluar, numri i mjekëve që kanë kërkuar certifikatën e etikës dhe profesionit, është rreth 150.

Sipas KKUMSH-së, shumica prej tyre janë mjekë të përgjithshëm.

Përafërsisht shifër të njëjtë me Kosovën, përmend edhe kryetari i Shoqatës së Mjekëve në Maqedoninë e Veriut, Nevzat Elezi.

https://kosovapress.com/kaq-mjeke-leshuan-kosoven-rrezik-qe-institucionet-shendetesore-brenda-pak-viteve-te-mbesin-pa-ta

Kosova po përballet me problemin e largimit të personelit shëndetësor tash e disa vjet.

Numri më i madh i atyre që largohen janë infermierë.

Paga e infermierëve në Kosovë sillet rreth 500 euro, ndërkaq për mjekët shkon deri në mbi 1.000 euro./Z.Zeneli

Lajmi i plotë është në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024