Aksident me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Sot pasdite në autostradën “Ibrahim Rugova” ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet.
Lajmin e ka konfirmuar për KosovaPress zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
Ai nuk ka treguar numrin e viktimave, duke thënë se për detaje tjera do të njoftohen mediat me kohë. Të paktën tri automjete janë përfshirë në këtë aksident.
Hoxha tha se në aksident ishin të përfshirë një automjet me targa të huaja, një kamion dhe një automjet me targa vendore.
Sipas tij, në vendin e aksidentit kanë dal njësitet relevante policore dhe ekipet e tjera. Ai shton se Policia është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore lidhur me shkaktarët e këtij aksidenti të rëndë.
"Me datë 21.10.2024 rreth ores 18:40 ne autostradën "Dr. Ibrahim Rugova,, Prizren Veri-Prizren Jug; km-13 eshte shkaktuar nje aksident trafiku me fatalitet ku jane te përfshira: Nje automjet me targa te huaja, nje kamion dhe nje automjet me targa vendore. Ne vendin e aksidentit kane dal njesitet relevante policore dhe ekipe tjera", ka thënë ai për KosovaPress.