Zyra e Rregullatorit të Energjisë gjatë periudhës 2021-2024, ka bërë përparime të dukshme në rritjen e transparencës në procesin e përcaktimit të tarifave të energjisë elektrike në Kosovë.
Kështu thotë raporti i publikuar nga konzorciumi i organizatave të shoqërisë civile “CorrWatch” (GLPS, GAP dhe INDEP), me temë “Transparenca në përcaktimin e tarifave të energjisë elektrike në Kosovë”.
Por, problematike për vendosjen e tarifave në vitin 2021 nga ky raport del të jenë vonesat për vendosjen e tarifave në mungesë të anëtarëve të Bordit të ZRrE-zë.
Bujupi tha se përgjatë vitin 2021 gjatë përcaktimit të tarifave të energjisë elektrike ka pas interesim nga palët e interesim për të dhënë komentet e tyre.Edhe përkundër kësaj, Naim Bujupi nga INDEP theksoi se ZRrE ka qenë transparente duke zbatuar planin e saj.
Përkundër përmirësimeve në aspektin e transparencës, INDEP i rekomandon Zyrës së Rregullatorit të Energjisë që të ofroj më shumë informacione për konsumatorët sa i takon kostos shtesë në rritjen e tarifave.
Kosova viteve të fundit për shkak të krizës energjetike në botë ka ngritur tarifat e energjisë elektrike, vendime këto të cilat patën ngjallur pakënaqësi tek konsumatorët.